5 mënyra për të ricikluar perimet dhe përgatitur lëngun e tyre

Perimet duhet të jenë gjithnjë të pranishme në gatime, sidomos te ato të fëmijëve. Nëse ata nuk i pëlqejnë, të paktën gjeni mënyrat për t’iu dhënë lëngun.

Cilat perime mund të përdoren?

Karotat, kungujt, patatet, spinaqi, domatet, qepët dhe selinoja. Me të gjitha mund të bëni një lëng shumë të shijshëm të cilin mund ta përdorni edhe për të gatuar rizoto të ndryshëm apo salca makaronash. Lëngu klasik ngelet ai i përgatitur me qepë, karotë dhe selino.

Si të përgatisim një lëng të mirë prej tyre?

E rëndësishme është që të ‘nxjerrim’ shijen dhe aromën më të mirë prej tyre. Që t’ia arrijmë duhet që së pari t’i vendosim perimet në ujë të ftohtë dhe më pas ta vendosim në zierje. Duke I hedhur direct në ujë të ngrohtë apo të vluar, shija e tyre ngelet brenda.

Mënyrat për t’i ricikluar

Mos hidhni asnjëherë, asgjë! Pasi të keni marrë lëngun, me perimet që teprojnë mund të përgatisni qofte, duke I shtypur e shtuar erëza dhe vezë.
Mund të bëni me to një supë kremoze apo salcë makaronash. Nëse keni një petë të gatshme sfoliat, shtoni perimet e prera në fije të holla dhe piqeni në furrë!

SHPËRNDAJE