Garë dramatike në Austri: Kandidatët presidencialë marrin nga 50 për qind të votave!

190

Rezultatet e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Austri, tregojnë se gara është plotësisht e barabartë dhe se të dy kandidatët, Norbert Hofer nga Partia së Lirisë dhe Alexander Van der Bellen nga Partia e të Gjelbërve, pasi numërimit të 98 për qind të votave janë në raportin 50-50!.

Për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore, të dy partitë kryesore politike, socialdemokratët dhe popullorët, u përjashtuan në raundin e parë të garës për president.

Çështja kryesore e fushatës ishte kriza evropiane e migrantëve, meqë në Austri është rritur numri i azilkërkuesve. Rreth 90 mijë veta vitin e kaluar kërkuan azil në Austri, shifër kjo që paraqet një për qind të popullsisë austriake.

Mbështetje e Partisë së Lirisë është rritur për shkak të frustrimit që votuesit kanë me dy partitë e mëdha politike dhe nga frika e krizës së emigrantëve. Kjo parti bazohet kryesisht në fushatën anti-emigrante.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial, por suksesi i mundshëm i Hoferit mund të jetë paralajmërim për sukses të partisë së tij të ekstremit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

Presidentët e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Martin Schulz, kanë shprehur shqetësim për mundësinë e fitores Hoferit.

Këto rezultate janë në margjinën e gabimit prej 0.8 për qind. Votat që do të arrijnë me postë do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.

Komenti juaj?

Komente