Web Analytics

Kiara ‘shokon’ me postimin për marrëdhënien me Luizin: U ndamë prapë

Botuar nga: InfoKosova

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim cifti më i komentuar i show bizit shqiptar.

Komentet për lidhjen e tyre filluan qysh kur ata ishin brenda shtepisë së Big Brother ku edhe u njohën për herë të parë.

Por, edhe tani pasi janë martuar publiku shikon cdo detaj nga jeta e tyre dhe ka pasur shumë pikëpyetje për lidhjen e tyre.

Këto dyshime filluan me intervistat e para të Luizit ku fansat nuk e kanë pëlqyer se si është shprehur për Kiarën tashmë gruan e tij.

E pasi kanë qarkulluar shpesh lajme se ata janë ndarë, herë Kiara e herë Luizi kanë postuar foto madje edhe kanë hyrë bashkë Live në Instagram duke treguar se janë mirë bashkë.

Madje lidhur me këtë fakt para pak minutash ka ironizuar Kiara, ajo publikoi një foto të bukur krah Luizit derisa shkroi ”U ndamë prapë”.

Kjo foto mori pëlqime të shumta nga ndjekësit e tyre duke iu gëzuar faktit se ata janë të lumtur bashkë./InfoKosova/

Shiko foton:

Të FUNDIT