Web Analytics

“Ik rritu”! Pas “përplasjeve” në rrjetet sociale, Nita debaton në studio me Bledin

Botuar nga: InfoKosova

Nita Latifi dhe Bledi Mane, dy ish-banorët e “Big Brother VIP” nuk kanë raporte të njëjta siç kanë pasur brenda shtëpisë.

Në jetën reale, dyshja ka pasur herë pas here përplasje me ofendime në rrjetet sociale. Epo mesa duket, ofendimet nuk kanë mbetur vetëm në rrjet.

Të ftuar ditën e sotme në rubrikën “Në trotuar” në E Diel, Bledi Mane dhe Nita Latifi janë përplasur sërish pas debateteve virtuale në rrjete sociale.

Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.

Pjesë nga biseda:

Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.

Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.

Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!

Të FUNDIT