Web Analytics

Nipi i Adem Jasharit festoi mbrëmjen e maturës

Botuar nga: InfoKosova

Futbollisti i Prishtinës, nipi i legjendës shqiptare, Adem Jashari, Igball Jashari festoi mbrëmjen e maturës.

Jashari së bashku me shokët e tij të klasës i dhanë fund Shkollës së Mesme për të nisur një kapitull të ri të jetës.

Ai ka publikuar një foto së bashku me profesorin e tij, Taulant Abazi.

“Faleminderit që gjithmonë ishe aty për mua”, ka shkruar Jashari në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Igball Jashari tani luan te skuadra kryeqytetase, Prishtina dhe madje në moshë të re ka debutuar edhe në Superligën e Kosovës.

Jashari poashtu është edhe kapiten i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja.

Shiko foton:

Të FUNDIT