Web Analytics

A ka më kontakte me Lorenc Hasramën? Keisi Medini zbulon të vërtetën

Botuar nga: InfoKosova

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Keisi Medini.

Me futjen e Lorenc Hasramës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me bukuroshen në kohën që ishin jashtë.

Sot që të dy janë jashtë shtëpisë së “BBV”, si i ka raportet Keisi me të?

Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”.

Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare njerëzit thonin shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe une e di vet se çfarë bëj.

Rikujtojmë, se pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” e ftuar në Fan Club, ish-banorja u shpreh rreth lojës së saj, historisë me Kristin dhe shumë të tjera.

A kishte diçka që e kishte peng lidhur me Lorencin? Keisi u shpreh asokohe se:

Jo jo fare aspak nuk e di a e keni parë gëzimin tim kur hyri, kjo sepse unë e njoh dhe më njeh mirë mendova do bëjmë batuta me njeri-tjetrin kemi patur një miqësi dhe një njohje të bukur, por jo një dashuri ashtu si është interpretuar./TopAlbaniaRadio/

Të FUNDIT