Web Analytics

Elgiti bëhet “hor” me miqtë e vjetër

Botuar nga: InfoKosova

Elgit Doda ka bashkëpunuar me shumë artistë të estradës madje disa prej tyre i ka patur edhe shumë miq.

Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati apo edhe Noizy me të cilin ka disa bashkëpunime ishin emrat të cilët munguan në dasmën e tij dhe të Klea Hutës.

Mesa duket miqtë e tij më të afërt janë tashmë Romeo dhe Donaldi si dhe Olsi Bylyku.

Nuk mungoi edhe bashkëpunëtori i tij Kledi Bahiti i cili kishte realizuar dedikimin e Kleas për Elgitin, por u vu re mungesa e Alban Kondit.

Të tre kantautorët krijuan pak vite më parë albumin e Elhaida Danit dhe meqë ra fjala edhe ajo mungonte.

Të FUNDIT