Web Analytics

Einxhel telefonon vjehrrën live dhe e gënjen, ja si reagoi ajo

Botuar nga: InfoKosova

Einxhel dhe Dagz janë të ftuar këtë puntatë të “Zemër Luana”, në paraqitjen e parë të tyre së bashku që nga dalja.

Çifti nuk i ka shpëtuar lojërave dhe rrengjeve, veç dashurisë të madhe që kanë transmetuar.

Një dënim për të gjithë të ftuarit ka qenë:

Telefononi vjehrrin/ën tuaj dhe thojini diçka për partnerin/en që nuk ia keni thënë kurrë më parë.

E para që ka realizuar këtë dënim ka qenë pikërisht Einxhel, e cila ka marrë mamanë e Dagz, Suzin.

Fillimisht teksa ajo i ka treguar se ka qenë duke pirë çaj, Einxhel i ka thënë se Dagz po e mëson edhe atë të bëj çaj, që të mund t’ia servirë edhe asaj.

Por më pas Einxhel i ka thënë diçka tjetër vjehrrës së saj. Ajo i ka thënë se Dagz do që të bëj djalin synet.

Reagimi i vjehrrës ka qenë i papritur, pasi ka thënë se ai është mjaft i vogël, por shakaja ka zgjatur pak, pasi Einxhel e ka përshëndetur nga skena e “Zemër Luana”.

Shiko videon:

Të FUNDIT