Web Analytics

Mozzik vjen me një njoftim të rëndësishëm pas thumbimeve për lidhjen e re të Loredanës

Botuar nga: InfoKosova

Pas thumbimeve për lidhjen e re të Loredanës, Mozzik thotë se është beqar.

Loredana para më shumë se një javë ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin e Dortmundit.

Përveç çiftit vëmendje ka marrë edhe një person i tretë, shkruan lajmi.

Bëhet fjalë për reperin kosovar, Mozzik, i cili ka bërë disa reagime në rrjete sociale.

Njëra ndër to ishin edhe transferimet në ekipin e Bayernit, ekipit kundërshtar të të dashurit të Loredanës.

Së fundi, në postimin e radhës ka bërë të ditur se është beqar teksa në postim shtoi: “Baba beqar”.

Ndryshe, ish çifti kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Hana.

Shiko foton:

Të FUNDIT