Web Analytics

Tayna shfaqet ne sytjena, mahnit fansat me trupin perfekt

Botuar nga: InfoKosova

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë verës që e lamë pas.

Dhe pas një sezoni tejet të ngarkuar, rap-artistja nga Prizreni zgjodhi Miamin për të pushuar dhe relaksuar për disa ditë.

Nga atje, autorja e “Teket” soli imazhe nga më të ndryshme, e që në fokus kishin linjat e saj të mrekullueshme të trupit.

Ndërkohë, edhe së fundmi reperja është shfaqur tejet atraktive duke pozuar për një imazh para pasqyrës e veshur me një bluzë të shkurtër si sytjena dhe tuta të përshtatshme sportive të zeza me vija anash, Tayna mbante edhe një xhaketë të bardhë me pupla sipër.

Me një grim të thjeshtë dhe flokët natyrale, reperja dukej e mahnitshme dhe mjaft atraktive.

Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Tayna po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Shqipet 2” që solli pak javë më parë. /Telegrafi/

Shiko foton:

Të FUNDIT