Web Analytics

Pse kompozitorit të këngës “Mora fjalë” i ka mbetur hatri në djalin e Adem Jasharit?

Botuar nga: InfoKosova

“Mora Fjalë” është shndërruar padiskutim në një ndër himnet e ndeshjve ku luan Shqipëria dhe madje është konsideruar si një ogur i mirë për fitoren e kombëtares sonë.

Po çfarë fshihet mbas këngës që ka ngritur në peshë zemrat e shqiptarëve për vite më radhë?

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo të gjithë e dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit Kosovar Qazim Beka.

Ai ka treguar se i janë dashur rreth dy javë që të meditojë për heroin, kohë e cila përkonte me 3-vjetorin e rënies së tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, kompozitori i njohur është shprehur se frymëzimin për krijimin e kësaj kënge për legjendarin Adem Jashari e ka gjetur atje, tek kulla e Jasharjave në Prekaz.

“Atje kam parë edhe kullën, edhe portretin e Adem Jasharit.

Adem Jashari ka një portret të një malësori kreshik.

Mua më kujton eposin e kreshnikëve, Mujin dhe Halilin.

Portet legjendari.

Atë doja të përshkruaja në vargjet që kam bërë.

Aty kam thirrur “Mora fjalë…” dhe eci kënga vetë.

Për një orë e kam mbaruar”, tregon Gjoshi.

Megjithatë, Gjoshi nuk hezitoi të shpalos brengat e tij madje, nuk ngurroi as të çoj fjalë.

Kjo brengë e tij lidhet direkt me djalin e Komandantit Adem Jashari, Lulzim Jashari.

Ai thotë se i ka bërë përshtypje sepse asnjëherë nuk ka kërkuar ta takojë.

“Kam qenë disa herë në Skenderaj, aty është djali i Adem Jasharit, asnjëherë s’më ka taku.

Për këtë fakt më vjen keq.

Po, po më vjen keq, që djali i tij nuk më ka taku asnjëherë, saherë që kam qenë atje”, tha ndër të tjera Naim Gjoshi.

Ndiqeni videon e plotë nga intervista:

Të FUNDIT