Web Analytics

Buci i bindur se këtë javë nga Big Brother do të largohet kjo banore

Botuar nga: InfoKosova

Linda Halimi, Santiana Maloku dhe Blerando janë të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 2.

Veç tyre, të nominuar nga publiku janë edhe: Azem Gagica dhe dyshja, Mirdon Pacolli e Ard Gashi.

Ndonëse nuk janë në dijeni për këtë, atyre lajmi do t’iu komunikohet të enjten (21 dhjetor).

Pas mbarimit të spektaklit, Ylli Dervishi bëri një koment për secilin nga të nominuarit.

Ai është i bindur që mes tyre, garën do ta lë këngëtarja e njohur, Linda Halimi.

Ndërkohë, nga BBVK u largua aktori Besart Zeneli.

Ky nominim ishte i jashtëzakonshëm pas thyerjes së rregullave që Besi kishte bërë bashkë me Gani Gërminë e Bucin.

Të FUNDIT