Web Analytics

Dalin pamje të reja nga shtëpia e “BBV”

Botuar nga: InfoKosova

“Big Brother Vip”, do të nisë edicionin e tretë më 13 janar të vitit që po vjen. Disa nga personazhet janë zbuluar e madje edhe disa copëza të shtëpisë janë publikuar gjatë punimeve.

Me anë të një fotoje të publikuar nga Lori Hoxha duken disa dekorime në ngjyrë të kuqe. Logoja këtë vit nuk vjen më në ngjyrën blu por në ngjyrën ‘gold’ me të zezë.

Spektaklin këtë vit thuhet që nuk do e prezantojë Arbana Osmani por i është besuar Ledion Liços.

Disa nga personazhet e zbuluar ekskluzivisht nga “IconStyle” që do të jenë pjesë e spektaklit janë, Drini Zeqo, Zamira Kita, Ekaterina Dubenik, Meri Shehu, Shegushe Zeqiraj,

Banorë të tjerë që do të bëhen pjesë janë, Graciano Tagani, Olsi Bylyku, Cubi Metkaj, Bardhi, La Fazani, Albi Nako, Alfio Rrotani, Drini Zeqo, Ksenja Shoshaj,Fation Kuqari

Luizi ditën e djeshme postoi një video ku tregonte që ndodhej tek shtëpia e “BBV”.

Nuk e dimë ende se çfarë roli do të ketë Luizi, pasi është përfolur që syri në logo është i tij ose mund të jetë dhe vëllai i madh.

Në një intervistë këngëtari është pyetur për këto por nuk ka dhënë një përgjigje e as nuk i ka mohuar ato.

Shiko foton:

Të FUNDIT