Aktivizimi i ‘99-shave

Në një periudhë ku fjala zgjedhje është njëra prej fjalëve më të përsëritshme e
të mbidëgjuara, është e pa evitueshme kërkesa për ndryshim, atë ndryshim për të cilin qytetarët kanë  qenë në kërkim qysh herët, e i cili rralle herë ka ardhur mirëpo kërkimi për të ka qenë i pandalshëm sepse shpresa e pa rreshtur e qytetarëve ka qenë më e madhe sesa lodhja nga pushteti aktual.

Nga: Falkona HASANI

Fokusi sekondarë pas fjalës zgjedhje vie direkt mbi ata që do e japin vendimin e tyre , epiqendër ata që do votojnë për herë të parë.

Për herë  votojnë ata që luftën e dëgjuan si histori, LDK-ja  rugoviste dhe shtetformimi kanë qenë ajo që i përcolli në hapat e parë kurse u rritën në Kosovën e komandantëve , e sot votojnë në Kosovën demokratike.

Gjenerata që sjell shpresë është kjo gjeneratë e mbushur me energji ndryshuese e irrituar më shumë se kurrë nga kjo situatë lakminë e së cilës nuk e ka askush , për shkak se ne do ditë jemi spektatorë të një rinie të lindur në kohën kur kërkohej liria me luftë , e sot kërkohet ne çdo forme tjetër përveq saj sepse edhe sot ata qëndrojnë banorë të një Kosove të izoluar. Të lodhur nga jeta ende pa filluar mire janë sot ata të cilët për herë të parë votojnë dhe kjo është arsye për atë se cila do të jetë zgjidhja e tyre kur ata kanë qenë prezent për vite me radhë duke parë pararendësit e tyre të përvuajtur nga jeta , e vet me shumë pak shpresë për të.

Mirëpo a do të jetë kjo një arsye më shumë qe ata të bëjn një zgjidhje të duhur , mbase krejtësisht të re për Kosovën dhe a do të jenë ata të mjaftueshëm për të treguar se mund të ndryshojnë , kjo mbetet të shihet vetëm në zgjedhjet më të afërta qofshin ato ose jo të jashtëzakonshme , rëndësia e tyre do të jetë pa dyshim jashtëzakonisht e madhe sepse një gjeneratë e re e lindur në gjëmba lufte sot ka të drejtë të votoj dhe të vë në pah se ndryshimi po vie dhe zhgënjimi i deri tanishëm nuk mund të jetë barrierë që e ardhmja e sigurtë të jetë në duart e tyre.

SHPËRNDAJE