Babai 36-vjeçar filmon live vdekjen e tij, vritet nga policia (Video+18)

Një mashkull i moshës 36 vjeçare i quajtur Rodney James Hess, filmoi veten e tij live duke u qëlluar nga policia gjatë një debati pasi u ndalua në rrugë. Ngjarja ndodhi në Tennessee ditën e mërkurë.

Policët dëshmuan se ai u përpoq t’i godiste ata dy herë në makinën e tij përpara se të qëllohej për vdekje. Ngjarja tragjike u pa direkt nga e fejuara e tij Johnisha Provost, nëpërmjet videos live. Në pamje tregohet momenti i goditjes por nuk është e qartë se çfarë ndodhi përpara shkrepjes së armëve.

Viktima i cili ishte i sëmurë mendërisht, i kishte thënë policëve se kishte nevojë të fliste me “shefin e madh”. Këtë term ia kishte mësuar e fejuara që ta thonte në rast se do të kishte ndonjë episod me policinë. Në video viktima duket sikur po sillej në mënyrë jo të rregullt dhe duke mërmëritur fjalë rreth CIA-s përpara se të qëllohej nga policia.

Familja e tij u shpreh se ai ishte i sëmurë mendërisht por ishte një pjesëtar që “funksiononte” në shoqëri.

SHPËRNDAJE