Babai i vë flakën vajzës 3-vjeçare, tronditëse ajo që i tha komshinjve

Edward Herbert nga qyteti Perth i Australisë, akuzohet se i hodhi benzinë të bijës 3-vjeçare, pasi kishte kaluar gjithë ditën duke pirë alkool e kanabis.

Pasi kishte kryer aktin Herbert, i kishte thënë fqinjit se e kishte ndërmarrë këtë akt sepse “ajo ishte tepër e bukur”.

Pasi i vuri flakën më të voglës, 47-vjeçari tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me vajzën  7-vjeçare.

Vogëlushja 3-vjeçarja pësoi djegie në fytyrë e në pjesën e sipërme të trupit, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit me lazer për shenjat.

Lexo po ashtu:  NASA publikon pamje mahnitëse të shpërthimeve në diell [Foto]

Amanda Forrester, prokurorja e çështjes, tha para gjykatës se shenjat e të voglës nuk do të ikin kurrë.

Loading...
SHPËRNDAJE