Bajrush Morina: A e dini pse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?

Gazetari Bajrush Morina ka treguar arsyet pse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Përmes një shkrimi autorial, ai i ka terguar arsyet.

Shkrimi i plotë:

…Sepse PDK nuk e lejon Isa Mustafën që të jetë kryeministri i parë pas lufte me mandat 4 vjeçar, sepse Kadri Veseli “ka frikë” prej sukseseve të “Qeverisë Mustafa” dhe sepse Gjykata Speciale po “troket” në derë të PDK-së. Ato që i thotë opozita janë pallavra!

Krejt po thonë se do të ketë zgjedhjet të parakohshme. Krejt po flasin për zgjedhjet e parakohshme. Krejt po kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Veç LDK po kundërshton e PDK po e mat pulsin politik në terren.

Kështu Isa Mustafa po i “bën hesapet” në kryeministri e Kadri Veseli po shpalos planin e tij për zhvillim ekonomik!

Në ndërkohë opozita, tash e 3 javë nuk po arrinë t’i mbledh “kokrrat” për mocion ndaj Qeverisë. Kjo tregon edhe njëherë se sa dobtë dhe sa e paorganizuar është kjo opiozitë.

Por a e dini në të vërtetë pse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme ne vendin tonë?

Për mendimin tim janë vetëm tri arsye kryesore pse mund të kemi zgjedhjet të parakohshme në fund të pranverës apo në fillim të vjeshtës:

1 Sepse PDK nuk e lejon Isa Mustafën që të jetë kryeministri i parë pas lufte me mandat 4 vjeçar,

2.Sepse Kadri Veseli “ka frikë” prej sukseseve të “Qeverisë Mustafa” dhe ..

Sepse Gjykata Speciale po “troket” në derë të PDK-së.
Ato që i thotë opozita janë pallavra!

Vendin e qojnë në zgjedhje të parakohshme vetëm PDK e LDK, përkatësisht mosmarrëveshjet dhe inatet politike mes këtyre dy partive politike.

Por ajo që kam “frikë” dhe që nuk më jep shpresë se pas zgjedhjeve do të kemi zgjidhje është fakti se ka shumë mundësi që prapë do t’i kemi “elefantët e mëdhenj” në pushtet dhe se krejt çka do të ndryshojë pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme është emri i kryeministrit! Asgjë më shumë!

Qofsha i gabuar!

SHPËRNDAJE