Barcelona me trajner të ri?

Barcelona duket se po mendon për të zëvendësuar trajnerin e saj aktual, Luis Enrique, pas humbjes turpëruese të pësuar në transfertë ndaj PSG, në raundin çerekfinal të Champions League.

Kandidatura më e mirë për momentin mendohet ish-lojtari i Barcelonës dhe trajneri aktual i Everton, Ronald Koeman.

Enrique mbeti i shokuar pas humbjes në Paris dhe tha: “Ishte një humbje turpëruese, shkatërruese. PSG ishte më mirë se ne që nga fillimi i takimit. Ne ishim inferiorë dhe nuk mundëm ta menaxhonim si duhet lojën tonë”.

Më tej Enrique tha se ishte përgjegjësia e tij për atë që ndodhi, pasi, sipas tij, lojtarët dhanë gjithçka mundën.

Kontrata aktuale e Enrique me Barcelonën përfundon në fund të këtij sezoni dhe duket se as trajneri nuk ka dëshirë të madhe për ta rinovuar kontratën pas asaj që ndodhi.

Lexo po ashtu:  A e dini çfarë ka bërë Alvesi pas golit të fitores që Messi ia shënoi Realit? [Foto]

Trajneri holandez Koeman e ka provuar aftësinë e tij në Premier League, me sukseset e arritura me Southampton më parë e tashmë me Everton.

Koeman ka qenë edhe legjendë e Barcelonës vite më parë, si dhe ka qenë asistent i trajnerit Van Gaal në vitet 1998-2000.

Që prej largimit të Pep Guardiolas, Barcelona ka vuajtur për të gjetur një pasues të denjë dhe që të sjellë rezultate të vazhdueshme.

Fillimisht ishte Vilanova, Tata Martino, me të cilin nuk u kualifikuan në çerekfinale për herë të parë në 7 vjet, dhe tashmë Luis Enrique.

Loading...
SHPËRNDAJE