Bebe Rexha nuk ndalet! Publikon albumin e ri me këta bashkëpunëtorë të njohur

Pas këngës “I Got You”, e cila rezultoi një sukses për këngëtaren me origjinë shqiptare shqiptare, Bebe Rexha, kjo e fundit ka vendosur të publikojë albumin e saj të dytë, të titulluar “All Your Fault”.

Albumi është i konceptuar në dy pjesë: pjesa e parë është publikuar sot, ndërsa e dyta pritet të publikohet në ditët në vazhdim. Për këtë produkt muzikor kanë punuar një sërë emrash të njohur, si G-Eazy, Ty Dolla Sign etj., ndërsa për publikimin e albumit janë kujdesur Decaydance, Island, Def Jam dhe Warner Bros.

Albumi përmban këngët “Atmosphere”, “I Got You”, “Small Doses”, “F.F.F. ft. G-Eazy”, “Gateway Drug” dhe “Bad Bitch ft. Ty Dolla Sign”.

Single-i drejtues i albumit pritet të jetë “F.F.F.”, këngë dedikuar miqve “falsë”.

SHPËRNDAJE