Berat Buzhala kërcënohet me jetë !

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka marrë kërcënime me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku.

Në mesazhet kërcënuese që ia ka dërguar, Boshnjaku ka kërkuar që Buzhala të mos e përmendë Shpend Ahmetin sepse ai është në gjendje ta vrasë nëse e bën këtë.

Buzhala ka bërë me dije se ka njoftuar policinë për këto kërcënime.

Më poshtë mund t’i shihni kërcënimet që i ka bërë Boshnjaku.

Lexo po ashtu:  Punëtorët e sektorit privat pa sindikata nga frika e humbjes së punës

Buzhala ka bërë me dije se rastin tashmë e ka paraqitur në polici.

Ndërkohë, në një reagim, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Burim Ramadani i ka kërkuar Shpend Ahmetit që të distancohet nga këto kërcënime që i janë bërë Buzhalës.

SHPËRNDAJE