Birjan me paidhaqe qengji dhe perime

Përbërsit:

  • 6 paidhaqe qengji
  • 300 gr. oriz
  • 100 gr. bizele
  • 2 kungulleshka
  • 2-3 karrota
  • 1 qep
  • 2 speca
  • 1 tufë majdanoz
  • pak kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri
  • pak mëndër e thatë
  • 2 thelpinjë hurdhër
  • 600 ml. lëngë mishi

Përgatitja:

Jepini një valë paidhaqeve sa për ti marrë lëngun që na nevojitet për zierjen e orizit.

Grini imët me mikser qepën, hudhërën dhe vendoseni të kaurdisen me pak vaj ulliri  në një enë të përshtatshme dhe për furrë.

Pastaj shtoni të gjitha perimet e prera në kubikë dhe kaurdisini së bashku.

Veçmas skuqni orizin dhe bashkojeni te perimet.

Përzijeni, rregulloni me kripë, piper, mëndër dhe majdanoz, sipër vendosni paidhaqet dhe shtoni 600 ml. nga lëngu ku ziem paidhaqet.

Futeni në furrën e ngrohur më parë në 200° dhe lëreni derisa të jetë përtharë komplet dhe sipërfaqja është thekërisur mirë.

Shtoni akoma majdanoz të grirë sipër dhe shërbejeni të nxehtë.

SHPËRNDAJE