Bleona Qereti merr një përqafim të ngrohtë nga këngëtari i njohur bullgar Azis (Foto)

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti këto ditë është duke qëndruar në Sofie të Bullgarisë, për xhirimet e një filmi të ri hollivudian, në të cilin edhe ajo është pjesë e kastit të aktorëve.

Përderisa ndodhet atje, Qereti ka pasur rastin të takohet edhe me disa prej fytyrave publike më të njohura të shtetit bullgar.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Bleona shfaqet përkrah këngëtarit kontravers Azis, teksa merr një përqafim të ngrohtë prej tij.

Lexo po ashtu:  Plas sërish skandali, dalin fotot me pullë të kuqe të Zonjës së Parë

Fotografinë e ka publikuar Azis fillimisht në llogarinë e tj zyrtare në Instagram, gjersa më pas Bleona e ka shpërndarë.

“Ylli i madh shqiptar Bleona”, shkruan Azis sipër imazhit të publikuar.

Loading...
SHPËRNDAJE