Blero: Krejt për çfarë kam nevojë, je ti dashuria ime (Foto/Video)

Këngëtari Blero di të jetë shumë emocional në postimet e tij të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë vajzës së tij Tarës, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Krejt çfarë me nevojitet je ti dashuria ime”.

Ai ka treguar edhe më parë se ka një lidhje shumë të ngushtë me Tarën, dhe thuajse gjatë gjithë ditës ata janë së bashku.

Përndryshe, Blero ka pak kohë që ka publikuar edhe projektin e tij më të fundit, bashkëpunimin me Danin “154”, projekt i cili u prit mirë nga publiku dhe ka marrë afro 2 milionë klikime në YouTube deri më tani.

SHPËRNDAJE