Burri që provoi të arratisej nga burgu i maskuar si grua [Foto]

Francisco Harrera Argueta që vuan dënimin për vrasje në një burg në Honduras, ka provuar të arratiset i veshur me fustan, taka dhe me parukë në kokë.

Burri 55-vjeçar, ka shfrytëzuar letërnjoftimin që e ka harruar një grua dhe ka dashur ta shfrytëzonte, që të ikë gjatë kohës së përfundimit të vizitave.

Maskimi i dobët që nuk i ndihmoi

Mirëpo, rojat e kanë vërejtur se po ecë dyshimtë, si dhe zëri tij ishte shumë i thellë.

“Kur e pyetëm se kënd e vizitoi, na ktheu përgjigjen me zë të thellë, sa që na frikësoi”, ka thënë njëri nga kontrolluesit, që i ka bllokuar dyert menjëherë.

Rasti është konsideruar qesharak, meqë ai kishte lyer thonjtë dhe kishte vënë shtesa në gjoks, por nuk ia doli të mashtronte.

Image

SHPËRNDAJE