Celularët e së ardhmes nga Samsung

Po dëgjohen shumë zëra mbi një smartphone elastik të Samsung, të quajtur Galaxy X.

Faqja International Business Times sjell disa pamje të idesë se si duhet të jetë kjo pajisje.

Nëse ky model miratohet do të jetë një telefon që përkulet në qendër dhe që do të ketë të gjithë ekranin brenda.

Por megjithatë do të jetë dhe një ekran i dytë që aktivizohet kur pajisje mbyllet.

Pas tërheqjes së Note &, për shkak të shpërthimit të baterisë, Samsung po sheh të hedh në treg celularë të tjerë.

Ndoshta Samsung do të përdorë teknologjinë Viv Labs, e specializuar në inteligjencësn artificiale./Krokodili/

SHPËRNDAJE