Çfarë pika e kuqe tek veza dhe sa e rrezikshme është ajo për shëndetin?

A është e sigurtë të hahen vezët e këtilla?

Nëse gjatë gatimit të mëngjesit keni hasur vezë me pikë të kuqe në të verdhët e saj, me siguri jeni brengosur dhe keni pyetur që veza e këtillë a është e sigurt të hahet?

Çfarë vërtet është ajo pika e kuqe dhe a është e rrezikshme për shëndetin tonë:

Pika e kuqe është gjak. Mirëpo nuk është ky sinjal që veza është e prishur, por fjala është për kapilarin e pëlcitur në vezoret e pulave, shkruan Telegrafi.

Kjo mund të shkaktohet nga shumë gjëra duke përfshirë plakjen e pulës dhe mënyrën e të ushqyerit të saj, por kjo nuk është një shenjë se pula është e sëmurë apo është keqtrajtuar në njëfarë mënyre.

Sa janë të zakonshme pikat e kuqe?

Goxha rrallë mund të hasni në vezë me pikë të këtillë. Të gjitha vezët komerciale përzgjidhen, kontrollohen dhe ndahen në mënyrë që të shmanget kjo gjë. Megjithatë, një numër i caktuar i vezëve me pikën e këtillë arrin që të kalojë nëpër sistemin rigoroz të kontrollit.

Lexo po ashtu:  Pse nuk duhet ta puthni qenin tuaj

Shumica e vezëve me njolla gjaku largohen përmes këtij procesi të ndriçimit, por disa prej tyre mund të ngelin. Nëse keni pulat tuaja që i mirëmbani, ose bleni vezë nga ndonjë fermë, ju mund të merrni herë pas here ndonjë vezë me njolla gjaku.

Çfarë të bëhet me vezën nëse ka këtë pikë gjaku?

Kjo nuk është shenjë që do të duhej ta hidhni poshtë. Vezët e tilla janë plotësisht të sigurta, mirëpo nëse ju pengon gjaku, mund ta hiqni me maje thike dhe të vazhdoni të gatuani mëngjesin.

Me pak fjalë: këto njolla të kuqe ndoshta duken të këqija, por janë krejtësisht normale.

Loading...
SHPËRNDAJE