Çfarë thonë yjet për lidhjen tuaj

Imagjinoni sa e mërzitshme do të ishte sikur një njeri të kishte vetëm një rol apo status social !

Janë lidhjet familjare ato shoqërore dhe intime ato që na veshin me përgjegjësi të ndryshme, por sot do të flasim vetëm për këto të fundit.

Mendoni se jeni e dashura më e mirë në botë?? Nëse këtë nuk j’ua thotë i dashuri do j’ua thonë yjet e madje pa dorashka !! Ja çfarë e dashure jeni sipas shenjës së horoskopit
Ujori- e pavarura

Jeni e dashur, kujdeseni për partnerin e mbështesni, por në fund të fundit nëse ju ndjeni që nuk është i duhuri as përpiqeni për ta vërtetuar ! Thjesht i jepni fund lidhjes dhe vazhdoni përpara ! Vetëm një ujor mund ta bëjë këtë

Peshqit-e dashura e ndjeshme

Të ëmbla, të ndjeshme, pasionante !! Këto janë fjalët që përshkruajnë mësë miri një peshk. Kush është në një lidhje me këtë shenjë është me fat sepse gjithmonë do të ndihet mirë dhe i vlerësuar ! Në fund të fundit këtë bëjnë peshqit. Ju bëjnë të ndiheni mirë me veten për atë çka jeni.

Dashi- e dashura e sinqertë

Një femër dash kurrë nuk është një person e dy fytyra. Që në takimin e parë, kjo shenjë mund të sillet sikur ju njeh prej vitesh sepse nuk di të shtiret. Një dash mund të ketë luhatje humori shumë shpesh, por nëse keni vite të lidhur kjo gjë nuk është një problem më për partnerin.

Demi- e dashura me logjike të ftohtë

Demi është një shenjë praktike dhe këtë gjë e reflektojnë në një lidhje ! Nëse të gjithë te tjerët janë duke vuajtur në lidhje toksike me njerëzit e gabuar,nje femer dash nuk e njeh këtë ndjesi sepse gjithmonë është në lidhjet e duhura! Kjo gjë i atribuohet logjikës së ftohtë që ka kjo shenjë.

Binjakët- aventurieret

Si është një ditë me një binjake nuk është dita tjetër. Është shenja më e shoqërueshme dhe e komunikueshme që do t’jua shndërrojë lidhjen në një nga eksperiencat më të bukura. Kanë shumë vetbesim dhe janë sarkatik. Epo gjithë ai sheqer do t’ju velte nëse nuk shoqerohej me pak kripë

Gaforrja- pesimistet

Mund t’i propozoni për martesë dhe një gaforre prap do të jetë pesimiste. Nëse binjakët janë sheqeri, gaforrja është kripa . *nuk mundëm të gjenim krahasim më të kuptueshëm. Komunikimi me këtë shenjë është i vështirë pasi dramatizojnë çdo gjë. Keni aftësinë të krijoni shumë shpejt lidhje të ngushta me njerëzit dhe kjo ju bën lehtësisht të pëlqyeshme.

SHPËRNDAJE