Çifti kapet keq për flokët, Lupçja -Katerinës: Ik, gjej ndonjë tjetër…

Çifti më romantik i Big Brother Katerina dhe Lupçe duket se nuk po e durojnë dot njëri –tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother. Një debat I fortë ka ndodhur mes tyre edhe pse kur u futën ishin çifti më I dashuruar dhe treguan lidhjen e tyre të fortë. Mirëpo, ata kanë debatuar ashpër me njëri –tjetrin vetëm për një model flokësh.

Musa i preu flokët Lupçes, por menjëherë sapo e ka parë, Katerina e ka kritikuar partnerin e saj për modelin e flokëve.

“Sapo sheh një tjetër që qethet, kërkon edhe ti të bësh të njëjtën gjë, sapo sheh një që heq mjekrën e bën edhe ti. Flokët i kishe super, nuk kishe pse t’i prisje”, i thotë Katerina. “E ç’të keqe ka këtu”, reago Lupçe.

“Nëse më do kaq shumë, ik e kërko një berber dhe të vijë të më qethi. Ti bëj flokët e tua si të duash. Nuk ke punë se çfarë bëj unë me kokën time. Nëse nuk të pëlqej unë gjej një tjetër”, i thotë Lupçe Katerinës./Big Brother/

Lexo po ashtu:  Historia e pabesueshme e dashurisë se çiftit nga Prizreni (Video)

Lupce, si u lidh me shoqen më të mirë të së dashurës- Është 22 vjec, ka lindur në Korcë dhe jeton në Tiranë. Fjala është për Lupcen, i cili në Big Brother ka hyrë cift me partneren e tij, Katerinën 20-vjecare. Katerina dhe Lupce janë cift që vijnë nga Pusteci. Lupce është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor, ndërsa Katerina është më e ndrojtur, ndaj Lupcja për të është gjithçka. Pak vite më parë ai pati një histori me shoqen më të mirë të Katerinës, por ajo histori tashmë është hedhur pas krahëve nga të dy, kështu që ata mendojnë se ka ardhur koha të sfidojnë veten, me praninë e tyre në Big Brother.

SHPËRNDAJE