Costa refuzon gjigantin italian

Sulmuesi spanjoll nuk do që të jetë zgjedhja e dytë në Torino, por pozita i rrezikohet edhe në Londër.

Diego Costa, ka refuzuar që t’i bashkohet Juventus gjatë verës.

Raportohet se Costa nuk dëshiron të jetë sulmues i dytë në Torino, pas Gonzalo Higuain, teksa nuk e ka vendin të sigurt as në Stamford Bridge.

Kjo pasi raportohet se sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, do të bashkohet gjatë verës me Conte.

Lexo po ashtu:  Zbulohet këshilla epike e trajnerit në raundin e 9, që solli rikthimin e madh të Joshuas

Gjithashtu edhe Romelu Lukaku është afër transferimit te Blutë, për këtë arsye Costa duhet të gjejë sa më parë skuadër.

SHPËRNDAJE