Dhurata Dora bashkëpunim me Lumi B (Foto)

Dhurata Dora dhe reperi Lumi B, së shpejti do të vijnë me bashkëpunimin më të ri.

Ka qenë vet Dhurata ajo e cila me anë të një fotografie në Instagram ka treguar se kënga e re do të publikohet së shpejti.

“Së shpejti”, ka shkruar shkurt ajo, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë projekt.

Lumi B dhe Dhurata s’është hera e parë që do bashkëpunojnë.

Lumi edhe në këngët e para të karrierës së Dhuratës ka kontribouar duke shkruar tekstet e saj.

SHPËRNDAJE