Dieta e Jennifer Aniston

Aktorja është vlerësuar gjithmonë nga publiku që nga koha e “Friends”, dhe çdo lëvizje e saj ka bërë tendencë për mijëra femra, gati për të imituar stilin e saj.

Edhe kur u bë bashkëshortja e Brad Pitt, fansat nuk kanë ndalur së mbështeturi. Ndoshta është meritë edhe e linjave të saj gjithnjë perfekte? Ja dieta e Jen.

“Dieta ime nuk ka tërheqje, është ajo që më bën të ha mirë gjithë vitin. Është shumë e thjeshtë: fruta dhe perime sa më shumë të jetë e mundur, mbajtja në nivel të ulët e sheqernave, pirja sa më shumë ujë dhe fjetja e mirë”, ka thënë ajo.

Në mëngjes Jennifer pi një gotë ujë të vakët me limon, ndjekur nga një mëngjes që varion sipas dëshirave.

“Ndonjëherë pi smoothie me qumësht bajamesh, banane, qershi, proteina pluhur, bajame, kakao dhe çdo tip antioksidues​i që më vjen në mendje. Ndonjëherë tjetër ha vezë të zierë dhe tost avokado, me pak vaj arë kokosi, kripë e piper. Ose tërshërë”, tregon ajo.

Ushqyerja e saj është e thjeshtë dhe e përbërë mbi të gjitha nga proteina dhe perime, që i konsumon si për drekë dhe për darkë, në formën e një sallate të madhe apo pjata me bazë mishin apo peshkun me shumë perime.

Për Jennifer është e rëndësishme të hajë shumë fruta, që i jep raportin e duhur të sheqernave natyrale për të cilat ka nevojë. Për këtë preferon t’i konsumojë larg vakteve si mesvakte për të thyer urinë. Në përgjithësi konsumon një mollë me fruta të thata, mundësisht lajthi ose bajame.

Jennifer adhuron kuzhinën meksikane, dhe në ditën kur do të mashtroj me ushqimin zgjedh tortillas me guacamole.

SHPËRNDAJE