Donte të arratisej nga burgu, nuk do e besoni dot se çfarë ka bërë për të dalë

Një i dënuar në Honduras është për përpjekur të dali nga burgu i veshur si grua. I dënuari është 55 vjeçar dhe quhet Herrera Argueta. Ai kishte vendosur paruke bionde, kishte lyer thonjtë ngjyrë rozë dhe kishte vendosur gjoks të rremë.

I burgosuri kishte planifikuar të dilte duke pretenduar se ishte një vizitore femër. Këtë plan ai e ka organizuar me një femër, e cila nuk dihet nëse është e dashura e tij. Ajo kishte lënë kartën e saj të identifikimit tek rojet e burgut dhe nuk e kishte tërhequr, pasi ishte larguar.

Ndërsa veshjet dhe parukja që Herrera veshi për t’u dukur si femër mendohet se i ka lënë femra me të cilën ai kaloi disa orë në dhomën për takimin e çifteve. Por i burgosuri nuk ka mund të arratiset, pasi ecte shumë keq mbi taka dhe zëri i tij ishte shumë i trashë për të qenë një zë femre.

SHPËRNDAJE