Drita Stublla e ka zemër Endrit Thaçin (Foto)

Kohët e fundit është përfolur shumë për një lidhje mes djalit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit si dhe motrës së kreatores së modës, Lia Stublla.

Megjithëse asgjë nuk ka zyrtare, Drita Stublla dhe Endrit Thaçi vazhdojnë të jenë temë e mediave rozë shqiptare.

Së fundi, Endriti po qëndron në qytetin turk të Stambollit, ku ka bërë edhe një fotografi për kujtim.

Por ajo që e bën të veçantë është komenti i Dritës, përkatësisht kjo e fundit i ka dërguar një figurë në formë të zemrës.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të konfirmojnë lidhjen e tyre dyshja, apo do të mbetet vetëm në suaza të spekulimeve.

SHPËRNDAJE