E reja më e fundit e Gmail, më shumë foto dhe video

Përdoruesit e Gmail e kanë të mundur të bëjnë më shumë se dërgim e-mailesh pas një përditësimi të madh që do të ndodh në ditët në vijim. Lajmërimi është bërë nga Google mëngjesin e ditës së sotme dhe me anë të këtij përditësimi përdoruesit e kanë të mundur të kontrollojnë mënyrat se si t’i shohin videot.

Përditësimi lejon që videot që i bashkëngjiten një e-maili, të shfaqen drejt për drejtë në brouserin tuaj. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për të shkarkuar asnjë video bashkangjitur në pajisjen tuaj para se të fillojë të transmetohet, duke ju ruajtur shumë kohë të vlefshme dhe hapësirë në hard disk.

Ky përditësim është lajmi i dytë i mirë për përdoruesit e Gmail në javët e fundit, pasi më herët këtë muaj, kompania ka bërë se ka rritur kapacitetin e bashkëngjitjes së materialeve një e-maili, deri në 50 MB dhe kjo do të thotë më shumë foto dhe video.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE