e Mërkurë, 01 Shkurt 2012 11:22
Sipas publikimeve të reja të të dhënave të"Eurostatit", papunësia në eurozonë ka shënuar rekord të ri prej 10.4 % për muajin dhjetor. AFP njofton se kjo agjenci po ashtu ka rishqyrtuar edhe të dhënat për muajin nëntor, duke rritur numrin e papunësisë në 10,4 nga 10,3 për qind sa ishte vlerësuar më herët.
Shtetet e eurozonës po përballen me krizë tash e një kohë të gjatë për shkak të borxheve në të cilat janë zhytur disa nga vendet anëtare.