INFOKOSOVA.NET

Switch to desktop

Banka Botërore transferon 24.3 mln euro në Kosovë

Të premten në buxhetin e Republikës së Kosovës është bërë transferi i këstit të parë të ndihmës direkte buxhetore nga Banka Botërore në vlerë prej 24.3milionë euro, ka bërë të ditur Ministria e Financave.

“Kjo ndihmë vjen si rezultat i vlerësimit pozitiv të gjendjes makro-fiskale të Kosovës i bërë në koordinim të ngushtë me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas përmbushjes së suksesshme të kritereve të përcaktuara me programin e monitoruar nga stafi i FMN-së.

Po ashtu, transferi i këtij kësti nga ana e Bankës Botërore, është në harmoni me parashikimet e buxhetit të vitit 2011, dhe në të njëjtën kohë hapë rrugë për transfer të këstit vijues në vlerë prej 35 milionë euro gjatë vitit 2012.

Kjo ngjarje dëshmon edhe një herë përkushtimin e Qeverisë në respektimin dhe implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara si me Bankën Botërore ashtu edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Copyright © 2012 — INFOKOSOVA.NET. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Portali menaxhohet nga “INFOKOSOVA.NET”. Portali “INFOKOSOVA.NET” është biznes privat i certifikuar nga Minisitria e Tregëtis dhe Industrisë së Kosovës. www.infokosova.net është portal i pavarur, me seli në Prishtinë. Kontakti:info@info-kosova.net

Lart Desktop version