Ekzekutimi i parë në Arkansas pas 12 vjetësh

Në shtetin e Arkansasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të parë pas gati 12 vjetësh  është ekzekutuar një i burgosur.

Ledell Lee u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në  orën 12:44 me kohë lokale dhe u deklarua i vdekur 12 minuta më vonë.

Ai kërkoi Kungimin e Shenjtë para këtij akti dhe nuk pranoi të bëjë një deklaratë përfundimtare, tha Departamenti Korrektues i Arkansasit, transmeton Klan Kosova.

Ekzekutimi i tij ishte i pari që ndohi në  Arkansas që nga viti 2005, shtet ky që kishte planifikuar për të ekzekutuar tetë të burgosur gjatë 10 ditëve duke filluar nga 17 prilli.

Lexo po ashtu:  Kthehet nga shëtitjet në natyrë, nga këmba i dalin krimbat [Foto+16]

Lee u dënua në vitin 1995 për vrasjen  e Debra Reese, 26 vjeçare. Reese u gjet i vdekur në shtëpinë e saj në Jacksonville, Arkansas, ku ajo ishte rrahur me një shkop të vogël prej druri që burri i saj ia kishte dhënë për mbrojtje.

Disa nga fqinjët e Reese e panë Lee në oborrin e shtëpisë së saj dhe e kishin identifikuar më pas atë në polici, raporton CNN./Klan Kosova/

SHPËRNDAJE