Facebook me risi që nuk do t’u pëlqejë përdoruesve

Kompania Facebook ka në plan realizimin e të ardhura shtesë me futjen e reklamave në video përmbajtje.

Përdoruesit e Facebook çdo ditë shikojnë 100 milionë orë të video përmbajtjeve, ndërsa në këtë rrjet social në kuadër të videos në të ardhmen do të shfaqen edhe reklamat.

Kompania ka në plan futjen e një format të ri “mid roll”, që mundëson reklamuesit për të futur reklama në video inçizime të cilat përdoruesit do t’i shikojnë të paktën 20 sekonda.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, thotë se nuk do të futen reklamat që fillojnë para fillimit të video inçizimit, shkruan recode.net.

Facebook, tash për tash, me reklama do të sigurojë 55 përqind të të ardhurave, që është e njëjta përqindje që ofron YouTube, kampion në fushën e reklamave në video përmbajtje.

Testimi opsioneve të reja duhet të fillojë së shpejti.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE