Facebook sjell ndryshim tek videot që do t’ju shfaqen, bëni kujdes

Pasi Facebook kishte bërë që videot “by default” të ishin pa zë, të martën njoftoi se videot tashmë në rrjetin e tij social do të luhen me zë të aktivizuar.

Facebook tha se po e bën këtë ndryshim pas reagimeve pozitive të përdoruesve të testuar, por ky veprim potencialisht mund të zemërojë përdoruesit që tashmë janë mësuar që të dëgjojnë tingujt vetëm kur ata të zgjedhin vetë për të luajtur videon.

Gjëja kryesore është se videoja do të vazhdojë të jetë pa zë në qoftë se telefoni juaj është silent. Facebook gjithashtu do lejojë që njerëzit ta çaktivizojnë këtë gjë duke i bërë uncheck opsionit “Videos in News Feed Start With Sound” në settings-et e aplikacionit të tyre.

Kjo veçori e Facebook është një pjesë e strategjisë së tyre në mënyrë që Facebook të jetë më shumë se një destinacion për të parë videot. Kompania gjithashtu po nxjerr një aplikacion të pavarur TV dhe po financon shfaqjet e tij origjinale.

ARTIKUJ TJERË:
SHPËRNDAJE