Fatmir Limaj: Brenda dy jave vendoset për zgjedhjet

Kryetari i NISMA për Kosovën , Fatmir Limaj ka thënë se tashmë janë mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

“Nisma i ka mbledh nënshkrimet. Por po bisedojmë me deputetët tjerë dhe nga ajo që po shoh tani e tutje me deputetë tjerë, gjërat kanë marr drejtimin e duhur dhe presim shumë shpejt suksesin e mocionit”, ka thënë Limaj, duke shtuar se mocioni do të jetë shumë shpejt në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Limaj ka thënë se “në dy javët e ardhshme janë vendimtare për dërgimin e vendit në zgjedhje”.

Ai po gjithashtu ka thënë se Nisma së shpejti do ta prezantoj edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës.

SHPËRNDAJE