“Fëmijët e mi shkojnë pa bukë në shkollë” – familja nga Peja në hall me strehim (Video)

Familja katër anëtarëshe nga Peja, thonë se ushqimin e kanë në sofër, vetëm atëherë kur fqinjët e tyre ua sjellin.

E nga shtëpia ku aktualisht jetojnë, Shahin Rrustemi që është i paaftë për punë, me gruan shtatzëne dhe dy fëmijët, duhet të largohen më 1 prill, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se në punë nuk po e merr askush për shkak të problemeve shëndetësore, e ndihma sociale i është ndalur.

Lexo po ashtu:  Sherifi: Serbia do të shkaktojë luftëra të reja derisa të marr ndëshkimin

Ndërsa bashkëshortja e tij, Ruzhdija thotë se fëmijët po i mbesin shpesh edhe pa bukë.

E drejtori i mirëqenies sociale në Pejë, Petrit Loci i tha klanit me telefon se komuna tash për tash nuk kanë zgjidhje për ta, meqë problemi i banimit për këto familje mbetet ende sfidë për institucionet komunale.

Loading...
SHPËRNDAJE