Finlanda, vendi i parë në botë që i shpëton nxënësit nga lëndët shkollore

Sistemi i edukimit në Finlandë, konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Ka qenë gjithmonë në dhjetëshen më të mirë.

Sidoqoftë, autoritetet kanë vendosur të bëjnë ndryshime të tjera duke bërë revolucion me sistemin e tyre shkollor.

Zyrtarët kërkojnë që të hiqen të gjitha lëndët nga kurikulumi. Nuk do të ketë më klasa fizike, kime, matematike, gjeografie etj…

Kreu i deptartamentit të edukimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, ka shpjeguar ndryshimet:

“Shkollat po i edukojnë fëmijët sipas mënyrave të vjetra. Një sistem i tillë kishte benefite vetëm në fillim të 1900-ës por sot janë interesa e nevoja të tjera. Duhet të bëjmë përshtatjet për shekullin XXI.”

Në vend të lëndëve të detyrueshme, nxënësit, pas moshës 16 vjeçare do të studiojnë fenomene dhe disiplina të ndryshme sipas interesave të tyre.

Kjo ka qenë edhe ideja fillestare…

Nxënësit duhet të vendosin vetë se për çfarë janë të interesuar.

Askush nuk do të ketë nevojë të harxhojë gjithë energjitë për diçka që nuk do t’i hyjë askujt në punë, si formulat e pafundme të fizikës apo matematikës…

”Për çfarë mund të më duhen këto njohuri”- pasi t’i kenë dhënë përgjigje kësaj pyetje, nxënësit do të vendosin nëse do të duan apo jo të zgjerojnë njohuritë rreth fushës së caktuar…

Përveç të tjerash, për shkak të ndryshimit, mësuesit do të kenë të gjithë rritje rroge!

SHPËRNDAJE