Fiorentina vërejtje për Olsin: Nuk të mbaj me zor!

Fiorentina ka disa vërejtje për mënyrën sesi i flet dhe i drejtohet Olsit dhe këto vërejtje ja bën me dije atij para se të flenë.

“Jam njeri me ndjenja. Nuk thërritet “ej”, se nuk jam unë që të mbaj me zor. Po e tepron me këtë mënyrë të foluri”, i thotë ajo.

Olsi mundohet që ta kalojë me shaka.

“Po më ha hunda”, thotë ai, duke nënkuptuar se një sherr po vjen, por Fiorentina është serioze.

“Kur të duash ti që të vish tek unë, s’do të vij më unë tek ti”, i thotë ajo.

SHPËRNDAJE