Fotografia që po përlot botën/ Babai shikon vajzat tek hanë, s’mund të paguajë për drekën e tij

Fotografia e një prindi, i cili shikon fëmijët e tij teksa konsumojnë ushqim dhe vetë rri me barkun bosh pasi nuk ka mjaftueshëm para për të paguar, janë duke bërë xhiron e botës. Ka qenë Jhunnel Sarajan ai që ka publikuar foton e babait me vajzat.

“Nuk i mbajta dot emocionet kur i pashë në Jollibee”, – shkroi Jhunnel Sarajan. Ai e përshkroi fotografinë si “dashuria e babait. Një përshkrim i vetëmohimit”.

Burri në fotografi quhet Ryan Arebuabo, është 38 vjeç dhe jeton në një barakë në Manila.

Vajzat e tij Rose Ann, 8 vjeçe dhe Rose Mae, 6 vjeçe, janë pasuria e tij më e madhe, por që fatkeqësisht nuk arrin që t’u japë atyre gjithë çfarë dëshiron, duke qenë se para disa vitesh kaloi një infarkt, i cili e la me pasoja, dhe pas kësaj ngjarje, gruaja e braktisi bashkë me të bijat.

Lexo po ashtu:  Hendeku mes të pasurve e të varfërve rrezikon stabilitetin

Babai i çoi vajzat në fast food, për të festuar për notat e mira të njërës prej tyre, por nuk kishte para për të blerë për të gjithë dhe mori për to pulë të skuqur, ndërsa vetë u mjaftua duke i parë.

Loading...
SHPËRNDAJE