Gerta Heta, pasoja që i la humbja e vajzës [Foto]

Një vit më parë, Gerta Heta humbi një prej binjakeve të saj gjatë lindjes.

“Dhimbja e nënës nuk mund të largohet ndonjëherë, por më duhet të jem pozitive për dy vajzat e tjera.”thote ajo. Gerta dhe bashkëshorti i saj, ish-futbollisti kroat Matko Djarmati kanë edhe një vajzë më të madhe, Lunën, si edhe Matean 1 vjeçe.

Heta rrëfeu se, pas humbjes së vajzës, ndjen se ka ndryshuar shumë. Kjo dhimbje ka lënë shumë shenjë tek ajo, por thotë se e tillë është jeta.

“Shumë njerëz më thonë se nuk jam më ajo Gerta që kam qenë dikur, energjike. Por jeta të ndryshon, na ndryshon të gjithëve.”

Loading...
SHPËRNDAJE