Gjashtëvjeçares Pranvera Gashi i nevojitet ndihma e qytetarëve, ajo po kërkon shërim jashtë vendit

Vajza gjashtëvjeçare, Pranvera Gashi, e cila vjen nga fshati Kiev, komuna e Malishevës vuan nga çrregullimi  “Ataxia telangiectasia”.

Sëmundja të cilën e bart Pranvera në trupin e saj, bartet nga gjenet e prindërve, e cila sëmundje prek 1 në 100,000 njerëz në mbarë botën.

Simptomat e para, prindërit e Pranverës i vërejtën kur ajo ishte e vogël. Përkundër trajtimit në vend ajo nuk kishte rezultate.

Edhe pse kushtet e vështira ekonomike prindërit e Pranverës, Kastrioti dhe Lindita, shitën tokën e tyre për ta dërguar vajzën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajtim.

Ata qëndrojnë atje qysh nga tetori i vitit 2016, në Madison të SHBA-së.

Sëmundja e rrallë e saj, “Ataxia telangiectasia”, u konfirmua nga spitali Johns Hopkins të SHBA-së dhe Pranvera ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të Kosovës për t’ia kthyer asaj buzëqeshjen, si çdo fëmijë që e meriton.

Për më shumë informata rreth mundësisë së donacionit për shërimin e vajzës gjashtëvjeçares mund të klikoni KËTU:

SHPËRNDAJE