Gjenden eshtra në Spaç, po punohet për identifikimin

Mesditën e sotme janë gjetur eshtrat e një personi në fshatin Spaç. Mendohet se eshtrat e gjetura i përkasin shtetasit Ndue Kolica.

Kolica është shpallur i humbur që në gushtin e vitit 2014. Rrobat që janë gjetur pranë eshtrave korrespondojnë me përshkrimin e rrobave që Ndue Kolica mbante veshur ditën që ka humbur gjurmët. Eshtrat e gjetura janë dërguar për ekzaminim në Tiranë.

SHPËRNDAJE