Gjinkalla, lepurushi, macja dhe Kastro Zizo

Për një artist është e vështirë të arrijë të ketë sukses të vazhdueshëm ndër vite, sidomos për sa i përket tregut muzikor. Nuk është e lehtë që të krijosh një imazh të tillë aq sa publiku të të identifikojë prej tij.

Kastro Zizo është një nga ata personazhe që mund të quhen “të vetmit në llojin e tyre”. Më tepër sesa për shkak të muzikës apo zhanrit të veçantë, Kastro është i vetmi që zgjedh të lançojë këngë me kafshë e me insekte dhe të pëlqehet kaq shumë. Ai ka ditur  të luajë mirë me personifikimin dhe krahasimin e këtyre gjallesave me figurën njerëzore.

Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend një nga këngët më të suksesshme të Kastros, “Gjinkalla”, me të cilën është prezantuar edhe në festivalin “Kënga magjike”.  Ajo ishte hera e parë që e dëgjonim këngëtarin t’i këndonte një insekti dh të na mbetej gjatë në memorie.

Pas gjinkallës dëgjuam edhe për lepurushin në variantin regaton (Kastro është ndër të parët që na futi regatonin në gjak),  i cili më vonë me humor u kthye në “lepurushin me morra” nga fansat e tij.

E fundit është macja apo “Maca”, siç e ka titulluar Kastro këngën. Në klipin e ri këngëtari transformohet edhe vetë në një maçok me thonj të gjatë dhe me një maskë në fytyrë, duke u futur tërësisht në rol. Edhe pse fjala “mace” i referohet një femre me natyrën delikate dhe pak dinake, sërish vëmendjen më të madhe në klip e ka vetë kafsha shtëpiake. Thënë shkurt, Kastro i ka sjellë publikut shumë këngë të bukura, por ato më të pëlqyerat kanë qenë “bashkëpunime” me kafshët.

ARTIKUJ TJERË:
SHPËRNDAJE