Gruaja me tumor në kokë, beson se ka takuar Shën Mërinë

Një tumor agresiv tek një grua 60 vjeçare ka bërë që ajo të preket nga një sëmundje e rëndë.

Pacientja e paidentifikuar nga Spanja kishte kancer agresiv i cili ishte me simptoma të pazakonshme.

Ajo jo vetëm që kishte shenja depresioni, të cilat janë tipike për tumorin në tru, por edhe besonte që kishte kontaktuar me Shën Marinë.

Në raportin mjekësor është thënë që gruaja në fjalë nuk ka qenë e lidhur pas religjionit mirëpo ka filluar të shpreh një interesim të madh për Biblën.

Gjendja e saj pas pak kohësh kishte dalë jashtë kontrollit, kështu ajo filloi të besonte që e ka parë dhe ka biseduar me Shën Marinë.

Pas kësaj ajo u shtrua në spital ku u diagnostifikuar me glioblastoma multiforme forme e tumorit me të cilin pacientët jetojnë vetëm pesë vite.

Tumori i saj ishte shpërndarë shumë kështu që nuk kishte mundësi për operim dhe mundësia e vetme për të ishte kimioterapia.

Pas fillimit të mjekimeve dhe përdorimit të disa ilaçeve anti-psikotike, simptomat e saj u larguan.

Megjithatë gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo vdiq tetë muaj pas diagnostifikimit.

SHPËRNDAJE