Gruevski, Putin apo konflikti etnik? Kush është fajtori i trazirave në Maqedoni

Një dekadë më parë Maqedonia, “ këmbora”  e Ballkanit, krijoi shembullin e një demokracie shumë-etnike , të brishtë dhe jofunksionale, por të tërhequr drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Nga Dimitar Bechev

Megjithatë, kohët e fundit, ajo u shndërrua në një shtet njëpartiak, një kopje e Hungarisë së Viktor Orbanit, duke ndërmarrë  një kthese ogurzezë edhe për vetë rajonin e Ballkanit.

Një shëtitje në qendrën të Shkupit zbulon një qytet që është shndërruar në një park historik, i njëanshëm dhe i stolisur me statujat monumentale të Filipit dhe Aleksandrit të Madh, të cilët 1ëndrojnë së bashku me monarkët mesjetarë dhe revolucionarët anti-otomanë.

Por këto ditë nuk kanë qene kultet historike ato që kanë tërhequr median botërore në republikën e vogël ballkanike. Përkundrazi, arsyeja ka qenë politika e saj e paqëndrueshme.

Të enjten e kaluar, një turmë nacionaliste sulmoi parlamentin dhe dhunoi Zoran Zaev, kreun e Bashkimit Social Demokratik (SDSM) i cili ka qenë në opozitë që nga viti 2006, së bashku me disa nga anëtarët e tjerë të partisë dhe një politikan të shquar shqiptar. Arsyeja? SDSM-ja dhe partitë shqiptare kishin guximin të zgjedhin si kryeparlamentar Talat Xhaferin, një shqiptar etnik i partisë Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI),  i cili dikur ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Por protestuesit pretendonin se SDSM-ja organizoi një grusht shteti me mbështetjen e shqiptarëve. Ata shohin një komplot për ta shndërruar Maqedoninë në një shtet jo-nacional të përkrahur nga Perëndimi dhe operatorët e miliarderit amerikan Xhorxh Soroa . Kohët e fundit, ka pasur edhe thirrje për një “de-sorozim” në shumicën e vendit. Këta nacionalistë , janë bërë baza kryesore e partisë të qendrës së djathtë të Maqedonisë, VMRO-DPMNE, e cila është forca lëvizëse pas protestës “qytetare” të së enjtes.

Opinionistët perëndimorë i janë nënshtruar tundimit për të lexuar shpërthimet periodike në këtë krizë kronike të nxitur nga ndarja etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Disa kanë parë edhe dorën e Rusisë në të, shpjegimi i preferuar kur diçka shkon keq në këtë pjesë të Evropës.

Gruevski ka frikë nga burgu

E udhëhequr nga Nikolla Gruevski, një teknokrat që u shndërrua në një populist të zymtë, i ngjashëm me Rexhep Tajip Erdogan dhe Viktor Orban, VMRO-DPMNE-ja  ka qenë në qeveri për më shumë se një dekadë.

Sundimi i tyre u sulmua në vitin 2015, kur Zaev publikoi disa kaseta inkriminuese që implikonin Gruevskin dhe shoqërinë e tij të ngushtë, përfshirë edhe anëtarët e familjes, në një skandal për shpërdorim pushtetit në shkallë të madhe. Pas një valë protestash, partitë maqedonase ranë dakord, nën ndërmjetësimin e BE-së, për të mbajtur zgjedhje të parakohshme dhe ngritën një prokurori të posaçëm për të hetuar regjistrimet.

Votimi u mbajt në dhjetor të 2016-ës, ku -ja VMRO-DPMNE udhëhiqte me një kryesim të ngushtë, por nuk mund të formonte një koalicion sepse nuk do të pranonte kushtet e paraqitura nga BDI-ja, ish partneri i saj dhe pjesa tjetër e bllokut shqiptar. Sipas kushtetutës,  pushteti i kalon LSDM-së.

Por presidenti maqedonas Xhorxh Ivanov, i zgjedhur nga VMRO-DPMNE, refuzon t’ia dorëzojë mandatin Social Demokratëve. Arsyetimi për mosrespektimin e kushtetutës është kërcënimi që paraqet LSDM-ja: “Shqiptarizimi” i Maqedonisë.

Arsyeja e vërtetë: Gruevski nuk dëshiron të jetë në opozitë.

Pasi u padi nga prokuroria speciale dhe përfundoi prapa hekurave, Kryeministri i dikurshëm i Kroacisë, Ivo Sanader,  nuk është një shembull i mirëpritur për Gruevskin. Pra, nuk është dashuria për atdheun, ajo që është në rrezik, aq më pak Putini, që gjasme  nxit probleme nga një cep i largët i Evropës Juglindore. Është realiteti i papërpunuar i politikës ballkanike.

Maqedonia, ‘fëmija’ i BE-së

Drama e vazhdueshme në Shkup ilustron ngushticat e ashpra të politikës perëndimore në rajon. Në fillim të viteve 2000, Maqedonia ishte një fëmijë në posterin e fuqisë transformuese të BE. Duke dalë nga një konflikt i shkurtër me militantët etnikë shqiptarë në vitin 2001, Maqedonia ishte vendi i dytë pas Jugosllavisë,  favorit për të nënshkruar një marrëveshje asociimi me Brukselin.

Perëndimi ishte në anën e saj dhe perspektivat ende dukeshin të ndritshme.

Por, për fatin e keq të Maqedonisë, i gjithë projekti i “evropianizimit” mbeti në vend,  pasi Greqia imponoi veton në pranimin e saj në NATO dhe bë BE në 2008-2009-ën, duke përmendur edhe çështjen e emrit. Por jo për gjithçka duhet fajësuar Athina. Ishin pikërisht  politikanët e Maqedonisë ata që shfrytëzuan bllokimin.

Udhëheqwst partiak të Maqedonisë pohojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO janë qëllime të rëndësishme afatgjata, por në realitet, ata kanë synuar përmbushjen e kushtëzimeve të bezdisshme të Brukselit. Përplasja e dyfishtë i ka dhënë Gruevskit dhe partisë së tij një mundësi të shkëlqyer për të rrëmbyer pushtetin në shtëpi, ndërkohë që mbante mantelin e mbrojtësit të kombit nga kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm.

Rrjetet klienteliste

Megjithatë, as opozita nuk është e pafajshme. Ishte LSDM-ja,  trashëgimtarja komuniste e periudhës jugosllave, ajo që solli sistemin e klientelizmit dhe e përdori në favor të saj ndërkohë që ishte në krye, në vitet 1990 dhe në mes të viteve 2002-2006.

Të gjitha bënë që Gruevski të merrte dhe të përmirësonte makinerinë që trashëgoi: Të merrte kontrollin e punëve të sektorit publik, burimeve buxhetore dhe policisë.

Partitë shqiptare janë të implikuara gjithashtu, si partnerët e koalicionit ata kanë “ngrënë gjithashtu një copë byrek”. Dhe tani, së bashku me Kryeministrin Edi Rama,  ata janë ngritur për të shpallur të ashtuquajturën “Platformën e Tiranës” e cila synon të përmirësojë statusin e bashkëkombasve të së tyre dhe ta bëjnë shqipen një gjuhë zyrtare.

Në dhjetor, optimistët shpresonin për një ndryshim të qeverisë dhe shfuqizimin e rrjeteve të Gruevskit. Në parim, kjo do të ishte një gjë e mirë. Kalimi i rregullt i pushtetit nga partia qeveritare tek opozita është shenja dalluese e një regjimi demokratik. Në teori, do të ishte një zhvillim i shëndetshëm edhe për VMRO-DPMNE-në,  si një parti që do të rikthehej në opozitë dhe do të distancohej nga shteti. Dalja në pension e Gruevskit do t’i jepte më shumë hapësirë ?brezit të ri brenda partisë.

Megjithatë, ngjarjet e fundit kanë hedhur një hije mbi të gjitha këto shpresa. Vullneti i elitës së tanishme për të mos dorëzuar pushtetin konfirmon se Maqedonia nuk i afrohet as përkufizimin minimalist të demokracisë. Përpjekjet për ta kthyer në krizë entike është paralajmërim për më shumë shqetësime. Do të ketë lajme edhe të këqija nga Shkupi./Al Jazeera/

SHPËRNDAJE